Tirana
light rain
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
44 %
2.1kmh
0 %
Hën
27 °
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
23 °
E hënë, 29 Maj, 2023

Rrezikoi dënim me burg për katër dritare pa leje, sqarohet Bojken Lako: Ishte një aksident,para ligjit jam i barabartë!

Lajme të ngjashëm

Këngëtari i njohur Bojken Lako është një ndër personazhet që ka tërhequr vëmendje së fundmi.

Ai ka folur ditën e sotme për disa detaje nga jeta private, por gjithashtu përmendi edhe dënimin që mori fillimisht me 3 vite, pasi hapi katër dritare në një ndërtesë, që do e kthente studion e tij muzikore, i cili më pas iu konvertua në shërbim prove.

Lako u shpreh në një intervistë në “ABC Neës”se është i barabartë para ligjit dhe se sipas tij portalet e kanë zmadhuar këtë ngjarje, të cilën e ka konsideruar si një aksident.

“Çdo njëri është i barabartë para ligjit dhe cdo kujt i ndodhin episode. Ai ishte një abuzim mediatik që deri diku kishte disa të verteta. Unë e trajtova vetë që jam i barabartë para ligjit. Unë nuk bëra burg, por kam disa detyrime për të kryer.

Unë jam një njeri që nuk lexoj të gjitha ato që shkruhen nëpër portale. E vërteta është që mua më ndodhi një aksident dhe kaq, jam i barabartë para ligjit”, u shpreh Lako.


Më shumë