Hapësire reklamuese

Aktualitet

Rrezikohet jeta e ushtarëve për shkak të asfiksisë, ndërpritet operacioni për shuarjen e zjarreve në Karaburun

Shkruar nga Newsbomb
Rrezikohet jeta e ushtarëve për shkak të asfiksisë,

Është ndërprerë operacioni i forcave ushtarake për shuarjen e flakëve në Gadishullin e Karaburunit në Vlorë.

Shkak është bëre era tepër e fortë që shtyn tymin në drejtim të zjarrfikësve dhe ushtarëve, duke rrezikuar të shkaktojë asfiksi.

Prefekti i Vlorës Flamur Mamaj shprehet se situata është e rrezikshme, dhe për momentin operacioni do të ndërpritet, deri në një vendim të dytë nga Shtabi i Emergjencave Civile.

Si pasojë e erës së fortë, është bërë e pamundur edhe ndërhyrja me helikopterë nga ajri.

Prej rreth dy javësh zjarret kanë qenë aktive në këtë zonë duke shkaktuar dëme të pallogaritshme natyrore.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.