Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
77 %
1.5kmh
0 %
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
29 °
Sht
30 °
Die
30 °
E mërkurë, 16 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

RREZIKOHET eksporti i peshkut dhe vezëve, dështon tenderi për analizat e produkteve sipas kërkesës së BE, humbin 50 milionë euro eksporte (DOKUMENTI NGA INSTITUTI)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

4ede51aadebed008ece15f8e7fe3a5cf

Komisioni Evropian mund ti ndalojë Shqipërisë të eksportojë në vendet e BE, peshkun e vezët.

Një letër alarmi e Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare drejtuar ministres së Bujqësisë Milva Ekonomi kërkon zhbllokimin e situatës në mënyrë emergjente për bërjen e analizave për eksport të këtyre produkteve, raporton newsbomb.al.

Në letrën që është bërë publike thuhet se ministrja duhet të marrë një vendimmarrje të shpejtë për zgjidhjen e situatës, dhe në momentin që tenderat për analizat e brendshme kanë dështuar, këto të çohen në një laburator jashtë vendit.

Në Shqipëri, tenderi prej 25 milionë lekësh të reja për analizimin e mostrave ka dështuar, ndaj Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare sugjeron që analizat e monstrave të bëhen në një laborator jashtë vendit me nën kontraktim në grupin CER në Belgjikë me një fond prej 271.150 euro, raporton newsbomb.al.

“Ka qenë rekomandim i Komisionit Evropian me rekomandimin nr 3 të auditit të kryer në 16-25 tetor 2018 që ne e kemi riadresuar edhe në shtator 2019. Shprehim shqetësim se në kushtet në të cilat ndodhemi tani, kemi kthim pas në lidhje me adresimin e rekomandimit nr3 ardhur nga shërbimet e Komisionit Evropian, mosadresim të rekomandimeve 2 dhe 4 të auditit për mbetjet në kafshët e gjalla dhe produktet me origjinë shtazore që lidhen me analizimin e PKMM nga ISUV dhe sigurimin prej tyre të saktësisë së analizimit, duke shtuar edhe situatën në lidhje me rekomandimin nr 3, rrezikon heqjen e Shqipërisë nga lista e aneksit të vendimit për eksportit në vendet e BE të deleve/dhive, akuakulturës dhe vezëve, si dhe nuk do të jetë e mundur të shtohet ndonjë produk tjetër në listë” shkruhet në shkresën që ISUV I drejton ministres Ekonomi.

Kështu nëpërmjet kësaj shkrese evidentohet se fondet për analizat e ndryshme që kërkohen nga BE mund të jenë shpenzuar diku gjetkë, raporton newsbomb.al.

Deri tani, bizneset shqiptare vetëm për 6 mujorin e parë të 2020, kanë eksportuar 50 milionë euro dhe kanë një numër të punësuarish prej 5 mijë persona, në një vlerë investimi prej 60 milionë eurosh, sipas asaj që evidenton Vojo Bregu, ish-sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë. “Mbyllja e eksporteve të peshkut do të ishte një goditje e rëndë financiare, efekti i të cilës do të ndihej edhe për shumë vite në vazhdim” shkruan Bregu në denoncimin e tij. /Newsbomb.al/

shkresa_1.jpg

shkresa_2.jpg

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img