Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Rrezik i lartë në AUTOBUZ dhe te DENTISTI, këto janë aktivitetet ku mund të infektoheni më lehtë nga COVID-19

Shkruar nga Newsbomb
Rrezik i lartë në AUTOBUZ dhe te DENTISTI, këto janë
Fotomontazh: dentisti-Autobuz

Disa epidemiologë dhe ekspertë të shëndetit publik në Universitetin e Michiganit vlerësuan 10 aktivitete të përditshme për rrezikun e infektimit nga koronavirusi.

Vlerësimi është nga 1 deri në 5, ku 1 është aktivitet me rrezik të ulët dhe 5 aktiviteti me rrezik shumë të lartë.

"Aktivitetet me rrezik më të lartë janë ato që janë brenda, me ventilim të dobët dhe me shumë njerëz për periudha të gjata kohe”, tha studiuesi Ryan Malosh.

“Aktivitetet me rrezik më të ulët janë jashtë, me hapësirë të bollshme në distancë shoqërore dhe për periudha më të shkurtra kohore”, shtoi ai.

Ja cilat janë aktivitetet më të rrezikshme dhe ato më pak të rrezikshme:

-Vizita te mjeku – Rreziku i ulët (Mesatarja: 2.1)

-Pikniku në natyrë -Rreziku i ulët (Mesatarja: 2.3)

-Lojëra në natyrë -Rreziku i ulët deri në i moderuar (Mesatarja: 2.4)

-Blerjet – Rrezik i ulët deri në i moderuar (Mesatarja: 2.5)

-Vizita tek një i afërm i moshuar- Rreziku i moderuar (Mesatarja: 3.2)

-Një prerje flokësh- Rreziku i moderuar (Mesatarja: 3.4)

-Shkuarja në një restorant- Rreziku i moderuar (Mesatarja: 3.4)

-Dërgimi i fëmijës tuaj në një kamp veror- Rreziku i lartë (Mesatarja: 3.9)

- Vizita te dentisti - Rreziku i lartë (Mesatarja 4.0)

-Transporti publik- Rreziku i lartë (Mesatarja: 4.1)

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll