Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
1.5kmh
0 %
Pre
19 °
Sht
18 °
Die
18 °
Hën
16 °
Mar
9 °
E premte, 24 Mars, 2023

Rrezet e diellit shtojnë nishanet në lëkurë, Blerina ju tregon ç’duhet të bëni

Lajme të ngjashëm

Blogu i Blerinës për newsbomb.al

 

Dielli dhe rrezet e tij te nxehta tani në verë, shtojne shumë hartën e nishanëve në trupin tonë. Disa të rinj që vitin e kaluar nuk ishin aty të vendosur, disa ekzistues që duket sikur janë errësuar apo zmadhuar, e të tjerë të vegjël që shtohen ditë pas dite.

Të dhënat zyrtare të Bashkimit Italian të Mjekëve Onkologë, tregojnë se tek grupmoshat 40-50 vjeç, tumori i lëkurës është i dyti i listuar më i përhapur tek meshkujt dhe i treti në listë tek gratë e po të njëjtës grupmoshë.

Duke rregjistruar jo pak por rreth 14 mijë raste të reja në vit në Itali, të cilët shfaqin fillimisht melanoma (nishanë ose njolla kafe ne lëkurë) që nuk u kushtojnë rëndësinë e duhur, dhe për më tepër ekspozimi në diell me mbrojtësin e gabuar, në numrin e saktë te filtrave mbrojtës (që duhet të jetë gjithnjë i lartë) dhe mbi të gjitha pa i kushtuar kurrëfarë rëndësie cilësisë së produktit. Mjekët rekomandojnë që vizitata tek dermatologu menjëherë pas pushimeve duhet të kryhet çdo vit, nga secili prej nesh, si një mënyrë parandaluese e tumorit të lëkurës. Më poshtë listojmë 5 rekomandimet e specilistëve në mënyrë që situata mos na dalë jashtë kontrollit.

1-Pas moshës 30- vjeç të gjithë duhet që të paktën një herë në vit të kryejnë vizita dhe takime me mjekun e tyre dermatolog. Gjatë kësaj vizite kryhet ekzaminimi me dermatoskop mbi njollat kafe ose nishat e dyshuar, një aparaturë kjo që ndihmon shumë të diagnostifikojmë siç duhet situatën në lëkurën tonë.

2-Vetë secili prej nesh duhet të shikojë dhe verifikojë nishanët që ka në trup, duke pasur parasysh dy faktorë kryesorë dhe tepër të rëndësishëm; e para forma e një nishani të shëndetshëm duhet të jetë sa më e rregullt dhe ngjyra e tij duhet të jetë kompakte dhe të mos ketë leshuar asnjë hije apo të jetë përhapur rreth e përqark vendit ku është nishani.

3-Tek lëkurat shumë të bardha, vizitat dermatologjike duhet të kryhen edhe duke filluar 18-vjeç, sepse për shkak të fototipit të tyre të lëkurës ato riskojnë shfaqjen e melanomave në një moshë më te re.

4-Tek këshillat e mjekëve nuk përjashtohet edhe kujdesi prindëror, që duhet treguar që në ekspozimin e parë të fëmijës në diell e në vazhdim. Është shumë e rëndësishme, zbatimi

I orareve të kufizuar në ekspozimin në diell, përdorimi i mbrojtësve të dedikuar lëkurës së fëmijëve sipas grupmoshave dhe blerja e një produkti profesional farmaceutik ose dermatologjik, duke i qëndruar në këtë mënyrë sa më larg produkteve kozmetike të marketeve.

5-Ndër karakteristikat e nishave që duhet të ekaminojmë vetë, mjekët na orientojnë të gërmëzojmë nishanin me shkronjat ABCDE duke i vendosur si një busull renditjen e tyre, nëse gërmat formojnë një simetri të rregullt nishani është i shëndetshëm dhe nuk paraqet asnjë risk, nëse simetria e tyre ndryshon duke u zgjeruar vertikalisht ose horizontalisht ne duhet të shkojmë patjetër tek mjeku dermatolog.

Përgatiti Blerina e Florescenter

Më shumë