ARRSH ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë shoferët që do të kalojnë te pjesa ku po bëhet ndërtimi i Unazës së Ree, te “Sheshi Shqiponja”.
Me anë të një shënimi në rrjete sociale, ARRSH thotë se rreth-rrotullimi provizor i krijuar në afërsi të “Ozone” (Astir) do të eleminohet, si rrjedhojë lëvizja në të dyja drejtimet e rrugës “Teodor Keko” do të vijojë pa kryqëzim në nivel.
Për çdo devijim të lëvizjes ARRSH kërkon mirëkuptimin e përdoruesve të mjeteve dhe banorëve.
Njoftimi i plotë
NJOFTIM PËR MEDIAN DHE OPINIONIN PUBLIK
Në vijim të punimeve për Lotin 1 dhe Lotin 2 të Unazës së Re, segmenti rrugor “Sheshi Shqiponja-Pallati me shigjeta”, ju bëjmë me dije se:
Rreth rrotullimi provizor i krijuar në afërsi të “Ozone” (Astir) do të eleminohet, si rrjedhojë lëvizja në të dyja drejtimet e rrugës “Teodor Keko” do të vijojë pa kryqëzim në nivel.
Aksesimi i bulevardit “Migjeni” do të bëhet vetëm nga drejtimi i lëvizjes “Sheshi Shqiponja Pallati me Shigjeta”.
Aksesimi i Unazës nga bulevardi “Migjeni” do të bëhet vetëm në drejtimin e lëvizjes Sheshi Shqiponja-Pallati me Shigjeta.
ARRSH do të bëjë njoftimin e radhës, në sajë të ecurisë së punës, për menaxhimin e trafikut në afërsi të “Sheshit Shqiponja”.
Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të mjeteve dhe të banorëve!
