Tirana
clear sky
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
28 %
4.1kmh
0 %
Enj
34 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
36 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Rrethohet shtëpia e autorit që vrau komandantin e FNSH

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Prej orësh tashmë vazhdon aksioni për arrestimin e Ruzhdi Aishes, autorit që vrau komandantin e FNSH-së Simon Gjeta.Pas drejtorit Cako i cili po drejton operacionin mësohet se ministri i Brendshëm Saimir Tahiri Ka shkuar në Drejtorinë e Policisë. Nuk dihet ende gjendja e autorit pasi më heret policia shkëmbeu zjarr me të.

 

Shkëmbim zjarri mes forcave të policisë dhe autorit që vrau disa orë më parë komandantin e FNSh në SHkodër, Simon Gjeta.

 

Autori Ruzhdi Aishta ka qëlluar sërish me breshëri armësh drejt policisë e cila i është kundërpërgjigjur njësoj. Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur gjatë këtij shkëmbimi zjarri dhe nëse autori i cili gjendej i fshehur në banesë është lënduar. Aishta fshihet në një banesë në zonën e Shkodër-Muriqan dhe dyshohet se është me probleme mendore.

Forca të shumta RENEA dhe FNSH prej disa orësh gjenden në vendngjarje të pajisura me jelekë antiplumb e autoblinda në një aksion për arrestimin e Aishtës që vrau komandantin dhe plagosi 21 vjeçarin në Shkodër.

Lexo edheVritet në aksion komandanti i FNSH në Shkodër, shkoi të arrestonte autorin që plagosi 21 vjeçarin

 

Më shumë

spot_img
spot_img