Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Kulture & Art

“Rreth karriges së shkrimtarëve”, fotografi bën bashkë emrat e njohur te penës shqiptare

Shkruar nga Newsbomb
“Rreth karriges së shkrimtarëve”, fotografi bën

Fotografi Roland Tasho ka bërë bashkë shkrimtarët shqiptarë dhe na ka servirur një foto që shumë rrallë e shohim.

Në ekspozitën fotografike me portretet e letrarëve shqiptarë, Taho, ka bërë bashkë emra të njohur të penës.

Në foton e publikuar nga ai shihen Virgjil Muçi, Yljet Aliçka, Helena Kadare,Zana Llazar Siliqi,Natasha Lako,Moza Ahmeti,Marta Betim Muço,Preç Zogaj,Mira Blushi,Nasi Lera dhe Ilir Keko.

Në vitin 1998, pas kthimit nga Parisi, fotografi Roland Tasho filloi të realizonte një projekt për të fotografuar shkrimtarët shqiptarë, personalitete të letërsisë ndër vite.

Pas fotografimit, ata do të linin gjurmën e tyre duke firmosur në një karrige prej druri, ngjashëm me firmosjen e një libri të tyre.

“Ideja e fotografimit të portreteve të shkrimtarëve tanë ka lindur që në vitin 1998. E poqa idenë me shkrimtaren Mira Meksi, e cila kishte një fondacion të letërsisë dhe në fillim u fotografua dhe firmosi karrigen Ismail Kadare, më pas Helena dhe Mira Meksi. Pra mbasi i fotografoja portretet e tyre, ata firmosnin karrigen”, shprehet fotografi Roland Tasho.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll