Hapësire reklamuese

Aktualitet

'Rreth 20 mijë biznese kanë shtyrë kredinë me mbi 2 mld euro', Sejko për krizën: Bankat pranuan moratoriumin për shtyrjen e kredisë

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_329942" align="alignnone" width=""]Gent Sejko[/caption]

Guvernatori i Banksë së Shqipërisë Gent Sejko ka bërë me dije se për shkak krizës së krijuar prej pandemisë rreth 20 mijë biznese kanë shtyrë kredinë me mbi 2 miliardë euro.

Sejko ndërsa pranoi se ekonomia do të ketë tkurrjen më të madhe në dy dekada bëri me dije se bankat pranuan moratoriumin për shtyrjen e kredisë, për të ndihmuar në këtë situatë të jashtëzakonshme. “Sistemi bankar është shumë i ndërgjegjshëm për rolin e tij në këtë situatë të jashtëzakonshme, për të qenë të qëndrueshëm dhe për të siguruar që shërbimet financiare t'u ofrohen njerëzve dhe të tregojmë se sistemi bankar është I qëndrueshëm dhe në shërbim të qytetarëve. Ne mbështetemi në fakte dhe jo vetëm në pritshmëri dhe faktet janë që brenda shumë pak javëve që bankat pranuan moratoriumin për shtyrjen e kredisë”, tha Sejko ndërsa shtoi se 20 mijë biznese kanë shtyrë kredinë mbi 2 mld euro.

"Ekonomia pritet të pësojë një rënie të fortë që nuk i kemi përjetuar dy dekadat e fundit , rritje të papunësisë dhe ulje të konsumit. Rënia e të ardhurave, përkeqësimi I likuiditetit do të përkeqësojnë stabilitetin financiare. Kemi marrë masa për të furnizuar me para ekonominë duke iu përgjigjur kërkesës në rritje për para.

20 mijë biznese kanë shtyrë kredinë mbi 2 mld euro. Ruajta e stabilitetit financiar është kusht. Objektivi është aplikimi i stimujve të duhur. Përballja e biznesit me këtë sfidë ka përmasa ekzistenciale. Sistemi bankar është shumë i ndërgjegjshëm për rolin e tij në këtë situatë të jashtëzakonshme, për të qenë të qëndrueshëm dhe për të siguruar që shërbimet financiare t'u ofrohen njerëzve dhe të tregojmë se sistemi bankar është I qëndrueshëm dhe në shërbim të qytetarëve. Ne mbështetemi në fakte dhe jo vetëm në pritshmëri dhe faktet janë që brenda shumë pak javëve që bankat pranuan moratoriumin për shtyrjen e kredisë. 

Kjo tregon përgjegjësinë e sistemit bankar në Shqipëri. Ne jemi të sigurt se BSH do të qëndrojnë pranë bankave tregtare për të administruar të gjithë këto raste në muajit që vijnë për të gjetur zgjidhej për secilin rast. Ne duam një mbulim të regjistrit në kohën e duhur. Sistemi bankar nuk mund të negociojnë stabilitetit e vetë sistemit ndaj na duhet kohë për të riskeduluar kreditë e marra nga biznesi. Për shkak të pandemisë ka sjelle një rënie të kërkesës dhe shërbimeve duke sjellë një tkurrje të prodhimeve. Ekonomia pritet të pësojë një rënie të fortë, që nuk e kemi përjetuar në dy dekada të fundit, ku do të rritet dhe papunësia.

Garancia sovrane është një paketë fantastike por zbatimi I saj po bëhet ngadalë pasi duhen interpretuar proceset për të vazhduar me pagesën e pagave por mendoj se kjo paketë do të rritet bazuar në rritjen e aplikimeve dhe bazuar edhe në analizën e rasteve. Numri I aplikimeve është dyfishuar që nga java që shkoi dhe mendoj se do të shohim efektin e parë për pagesën e pagave në fund të muajit maj, madje edhe kompanitë që kanë firmosur marrëveshjet do të shikojnë efektet e paketës", tha Sejko.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.