Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
87 %
1kmh
0 %
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
24 °
Die
24 °
Hën
24 °
E enjte, 6 Tetor, 2022

Rreth 170 milionë euro të ardhura nga Doganat për korrikun, u rrit konsumi i kafesë, cigareve dhe birrave

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kërkesa për mallrat kryesore të konsumit kanë sjellë rritjen e zhdoganimeve dhe të ardhurave nga doganat për buxhetin e shtetit.

Shifrat zyrtare tregojnë se Doganat kanë shënuar një rekord të të ardhurave të mbledhura në një muaj duke iu afruar shifrës 20 miliardë lekë, shuma absolute më e lartë e arritur në historinë e Administratës Doganore në një muaj.

Të dhënat operative nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave tregojnë se në muajin korrik 2022 të ardhurat u realizuan në masën 19 miliardë e 625 milionë lekë. Krahasuar me planin e rishikuar(të rritur) janë realizuar rreth 775 milionë lekë më shumë ndërkohë që krahasuar me korrik 2021 janë realizuar rreth 2,5 miliardë lekë më shumë ose me rritje me rreth 14,4 %.

Ndër arsyet kryesore, vlerësohen rritja e performancës së administratës doganore në shërbim të biznesit dhe qytetarëve, digjitalizimi i shërbimeve dhe rritja e zhdoganimeve të mallrave të akcizës gjatë korrikut kryesisht nga sasia rekord e konsumit të cigareve prej 277 tonë, kafesë rreth 600 tonë, birrës rreth 12,250 litra etj.

Si periudhë 7-mujore, doganat kanë realizuar 122,7 miliardë lekë të ardhura, ose rreth 5,5 miliardë lekë më shumë se plani i rishikuar. Në krahasim me 7-mujorin 2021 janë realizuar rreth 20,8 miliardë lekë më shumë, ose rreth 20,4% më shumë.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img