Hapësire reklamuese

Aktualitet

Rreth 10 orë në SPAK, Ilir Beqaj: Sugjerova hetime shtesë

Shkruar nga Newsbomb
Rreth 10 orë në SPAK, Ilir Beqaj: Sugjerova hetime shtesë

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) pasi është marrë në pyetje për disa orë.

Beqaj u fut në ambientet e SPAK në orën 09.00 dhe ka dalë rreth orës 19.00. Ish-ministri është marrë në pyetje si person që ka dijeni mbi koncesionin e sterilizimit.

Beqaj shkurtimisht për media është shprehur se i ka sugjeruar SPAK-it që të ketë disa hetime shtesë.

"Sic e dini që nga data 20 nëntor jam një person në hetim për sterilizimin. Patëm një seance pytjesh me OPGJ. Kryesisht për ato gjëra që jam pyetur më parë. Bashkë me avokatin kërkuam që të behen dhe disa veprime hetimore shtesë... për kohën kur unë nuk kam qenë ministër", tha ndër të tjera Beqaj.

Beqaj është me masë sigurie ‘detyrim paraqitje’, në lidhje me këtë koncesion për shpërdorim detyre.

Masat e sigurisë për Beqajn u miratuan nga Gjykata e Posaçme më 16 nëntor, bazuar në kërkesën e prokurorisë. Deri tani nga hetimi i SPAK ai është zyrtari më i lartë nën akuzë për shkeljet e konstatuara me kontratën e partneritetit publik-privat të sterilizimit me vlerë 100 milionë euro, pas arrestimit në gusht të këtij viti të biznesmenit Ilir Rrapaj dhe zëvendësit të tij në Ministrinë e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese