Hapësire reklamuese

Politikë

"Rreshtat diplomatikisht skandalozë" të Edi Ramës për ikjen e ambasadores

Shkruar nga Newsbomb
"Rreshtat diplomatikisht skandalozë" të Edi Ramës

Kryeministri Edi Rama ka shkruar gjerë e gjatë këtë të mërkurë për ikjen e ambasadores Yuri Kim, përfaqësuese e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.

Mesazhi dhe gjuha miqësore me të cilën Rama ka zgjedhur të shkruajë mesazhin për mbylljen e misionit të diplomates është shumë larg asaj diplomatike. Këtë sigurisht e ka parë vetë dhe kryeministri.

"E tmerrshme në dukje, po jo edhe aq në fakt, sepse për ta vlerësuar si duhet rolin e ambasadorëve amerikanë, e posaçërisht të ambasadores që me protagonizmin e saj të veçantë na doli edhe në ëndërr...", shkruan ai.

Në fund të rreshtave ai thekson se ata nuk janë aspak diplomatikë, madje janë skandalozë, por këtë e justifikon me faktin se gjithçka që ka shkruar është e vërtetë dhe e menduar lirisht.

"Prandaj njësoj si këta rreshta mbase diplomatikisht skandalozë - po ja që e vërteta s’është gjithnjë dot diplomatike kur duhet thënë patjetër -  mirënjohja e falenderimi për ambasadoren Yuri Kim, janë të ndjerë sinqerisht e të menduar krejt lirisht...", shkruan Edi Rama në mbyllje të mesazhit për Kim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese