Të paktën 24 persona kanë humbur jetën pas rrëshqitjes së një masivi mbetjesh në periferi të kryeqytetit të varfër të Etiopisë.
Dhjetëra shtëpi ishin ndërtuar buzë lanfillit masiv ku punonin në përzgjedhjen për riciklimin e mbetjeve duke siguruar bukën e gojës. Të paktën 150 persona ndodheshin pranë masivit të mbetjeve në periferi të Addis Ababa, shumë prej tyre rezultojnë të zhdukur.
Rreth 300,000 ton mbetje grumbullohen çdo vit në këtë landfill ku punonjë 500 persona. Që prej 2010 zyrtarët kanë paralajmëruar se në landfill nuk kishte më vend për hedhjen e mbetjeve e megjithatë thirrjet janë injoruar nga pronarët e tij.