Hapësire reklamuese

Aktualitet

Rreshjet e shiut pritet të rrisin nivelin në liqenin e Fierzës

Shkruar nga Newsbomb
Rreshjet e shiut pritet të rrisin nivelin në liqenin e Fierzës

Prej ditës së djeshme, vendi ynë është përfshirë nga mot me vranësira duke sjellë edhe rreshjet e shiut në disa zona.

Ky është një lajm i mirë, veçanërisht për sektorin e prodhimit të energjisë, pasi pritet të çojë në rritjen e nivelit të liqenit të Fierzës.

Prej disa ditësh tashmë, turbinat e prodhimit të energjisë në Fierzë qëndrojnë të mbyllura. Niveli ra afër pikës kritike prej 259 metra mbi nivelin e detit.

Pika optimale në liqen është 271 metër, minimale 244 metra ndërsa ajo maksimale kur ka reshje të bollshme shkon në 296 metra.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu