Kanë mjaftuar disa minuta rreshje të dendura shiu që disa nga rrugët kryesore të qytetit të Durrësit të përmbyten.
Për gati 30 minuta disa rrugë në Durrës janë përmbytur teksa kanalet kulluese janë bllokuar duke dalë jashtë funksionit. Situata më e rëndë nga përmbytjet është krijuar në lagjen 17, përballë tregut industrial ku kalimi është thuajse i pamundur.