Rrënqethëse, 25-vjeçarja shqiptare që pret një fëmijë dhe s'ka asnjë shpresë për të jetuar, përlot mjekët italianë

Publikuar tek: bota, më 14:11 28-03-2017 Rrënqethëse, 25-vjeçarja shqiptare që pret një fëmijë dhe s'ka asnjë shpresë për të jetuar, përlot mjekët italianë

Një histori shumë e dhimshme me një mesazh të fortë që të bën shumë të reflektosh mbi dashurinë e pakushtëzuar të një nënë.

Një vajzë 25 vjecare shqiptare e cila është në muajit e gjashtë të shtatzanisë po trajtohet  në itali por  nuk ka asnjë shpresë për të jetuar. 25 vjeçarja ka përlotur mjekët italianë me amanetin që ka lënë:Ta mbajnë në jetë deri sa të mundet të nxjerrë foshnjën e saj jashtë trupit, për t’i falur jetën.

Shqiptarja, emri i së cilës nuk bëhet i ditur, ështe nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Torretos, ku ndodhet ne koma të pakthyeshme.

Shqiptarja po mbahet në jetë me aparatura.

“Shpresa e vetme është që ajo të mund të rezistojë. Edhe pse tashmë për të nuk ka më asgjë që ta kthejë në jetë, lutja është që të ketë frymë deri sa të bëhen javët e nevojshme që të nxirret fetusi e të ketë mundësi të rritet edhe jashtë trupit”- thonë mjekët.

Mjekët italianë shprehen se e reja, po mbahet nën vëzhgim çdo sekondë dhe në rast se shohin që nuk merr frymë më do bëhet ndërhyrja cezariane në mënyrë që të shpetohet foshnja. Sipas tyre kjo është një betejë e fortë dhe do një kujdes të jashtëzakonshëm.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ZYRTARJA e lartë e FMN-së në një FOTO pa mendje, çfarë fiksoi gazetarja shqiptare në SHBA
“Beteja e këmbëve” mes Theresa May dhe Nicola Sturgeon, “Daily Mail” çorodit botën me titullin për dy zonjat kryeministre »
Article Logic
Execution time: 0.011911869049072
array(1) { ["section"]=> string(118) "rrenqethese-25-vjecarja-shqiptare-qe-pret-nje-femije-dhe-s-ka-asnje-shprese-per-te-jetuar-perlot-mjeket-italiane-73384" }