Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Kulture & Art

Rrënojat e Picarit të Vjetër jashtë vëmendjes së Drejtorisë së Monumenteve

Shkruar nga Newsbomb

Nga Engjëll Serjani

Picari i Vjetër vendosur në një pozicion dominuas në luginën e Drinos në Gjirokastër, është një territor i gjerë me rënoja objektesh të periudhës mesjetare që aktualisht janë lënë në harresë nga strukturat lokale të ruajtjes dhe menaxhimit të trashëgimisē kulturore.

Vendosur në një zonë malore në shpatet e malit që ndan dy fshatrat Lekdush dhe Picar, rreth 900 metra mbi nivelin e detit ai përfshin një sipërfaqe rreth 30 ha. Aty gjenden sot muret e banesave, krojet, kalldrëmet rënojat e objekteve të kultit, kisha, teqe, xhami dhe objekte historike që lidhen me jetēn dhe bëmat e figurave historike si Çelo Picari, Riza Veipi, Shefqet Peçi, etj.

Vitet e fundit ky vend me vlera historike dhe arkitekturore është vënë nē vëmendje dhe interesim të banorëve dhe sidomos të brezit të ri të Picarit të ri.

Banorët e fiseve të vjetra të Picarit janë larguar nga ky fshat rreth një shekull më parë dhe janë vendosur në Picarin e sotëm, kryesisht për arsye të luftrave të vendasve me pushtuesit e ndryshëm, të cilat linin pas shkatërrim e rrënim.

Vitet e fundit picariotet rikthehen gjithmon e më shpesh nē vendin e orgjinës, duke organizuar festa lokale dhe fetare. Me kontributin vullnetar financiar të vetë komutitetit picariot është ndërhyrë në përmirësimin e infratrukturës, rrugës automobilistike, shtigjeve malore për këmbësorët, ujsjellësin dhe burimet ujore. Në gojët e luanëve të Krojit të Vjetër, tani rrjedh uji që është marrë nga burimi i vendit të Shënjtë që ndodhet pranë fshatrave të Kolonjës dhe Medarit.

Mirëpo kujdesi i treguar nga komuniteti picariot është i pamjaftueshëm për të ruajtur e zhvilluar këtë pasuri historike dhe arkitekturore. Disa objekte 200-300 vjeçare me vlera arkitekturore dhe historike mund të meŕren në mbrojtje nga DRTK duke u shpallur "monument kulture".

Të vjen keq që arkitektura mesjetare e Picarit të Vjetër, mbetet jashtë vëmendjes së kësaj drejtorie që ka si objekt të punes sē saj ruajtjen dhe promovimin e monumenteve kulturore dhe historike. Krahas vlerave të trashëgimisë kulturore, zona pêrreth këtij fshati të braktisur është mjaft e pasur edhe me vlera natyrore, me bimë të rralla medicinale, shpella të pa eksploruara, pyje me bredha, kanione, burime ujore, etj.

Ky vend është kthyer nga komuniteti dhe grupet alpinistike në një destinacion turistik, por nëse vihet dorë nga strukturat e menaxhimit tē vlerave të trashëgimisë kulturore, Picari i Vjetër mund të përfshihet në hartën e destinacioneve turistike të qarkut të Gjirokastrës.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll