Tirana
clear sky
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
37 %
2.6kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
11 °
Sht
11 °
Die
9 °
E mërkurë, 1 Shkurt, 2023

Rrëmbeu të miturën dhe tentoi ta trafikonte në Greqi, arrestohet i riu vlonjat (EMRI)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia e Sarandës ka arrestuar një shtetas i cili tentoi të trafikojë një shtetase të mitur.

Në pranga u vu Xhoni Qëndraj, 22 vjeç, banues në lagjen “Partizani” Vlorë.

Policia bëri arrestimin e tij mbi bazën e kallëzimit të bërë nga shtetësia F.A, 17 vjeçe, banuese në Vlorë, e cila ka deklaruar se shtetasi Xhoni Qëndraj e kishte marrë atë nga Vlora me qëllim për ta trafikuar në shtetin Grek.

Në momentin e konstatimit dhe kapjes së këtij shtetasi në Pikën e Kalimit Kufitar Sarandë, Xhoni Qëndraj ka bërë rezistencë duke mos iu bindur shërbimeve të policisë me qëllim që të kalonte kufirin bashkë me shtetasen e mitur të cilën e kishte marrë me vete.

Gjithashtu, Xhoni Qëndra është një nga bashkëpunëtorët në lidhje me operacionin “Four” më datë 03.10.2018, ku u dokumentuan 10 vjedhje.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Trafikimi i të miturve” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

 

Më shumë


spot_img









spot_img