Hapësire reklamuese

Aktualitet

Rrëmbeu 27-vjeçaren e tentoi ta përdhunonte, Gjykata e Fierit lë në burg 38-vjeçarin

Shkruar nga Newsbomb
Rrëmbeu 27-vjeçaren e tentoi ta përdhunonte, Gjykata e Fierit

Gjykata e Fierit ka lënë në burg Vireldo Dervishin i cili pasi e rrëmbeu 27-vjeçare duke e mbajtur me dhunë në banesën e tij, tentoi edhe ta përdhunonte.

38 vjeçari u arrestua pasi tentoi të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 27 vjeçare pasi e ka çuar në banesën e tij, pa dëshirën e saj.

Vireldo Dervishi akuzohet se ka kryer veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”. Gjatë kësaj kohe, ky shtetas gjithashtu ka ushtruar dhunë edhe ndaj nënës së tij, e cila është përpjekur të lirojë dhe largojë nga banesa 27-vjeçaren.

Dervishi rezulton një emër i njohur për drejtësinë. Në vitin 2018 ai është dënuar me 3 muaj burg për veprën penale “Falsifikimi i dokumentave” dhe “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Njoftimi:

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin V. D., 38 vjeç, banues në Grizë, Patos.

Ky shtetas, ditën e djeshme, dyshohet se ka marrë në automjet dhe e ka çuar në banesën e tij, pa dëshirën e saj, një shtetase 27 vjeçe, me të cilën ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë.

Gjatë kësaj kohe, ky shtetas ka ushtruar dhunë edhe ndaj nënës së tij, e cila ka ndërhyrë për të larguar 27-vjeçaren nga banesa.

Materialet procedurale për këtë rast i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë.

-Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin L. Y., 38 vjeç, banues në Fier, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, dhe gjatë shoqërimit ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese