Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Rrëmbehet shqiptari në mes të Francës, e përplasin me makinë dhe e futin në mjet, dyshohet se...

Shkruar nga Newsbomb
Rrëmbehet shqiptari në mes të Francës, e përplasin me

Një 22-vjeçar shqiptar rezulton i zhdukur prej dy ditësh në Riom (Puy-de-Dome) të Francës, ndërsa autoritetet kanë akuzuar katër bashkatdhetarët e tij. Mediet francize shkruajnë se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe njëri nga drejtuesit e automjeteve është futur në makinën tjetër, duke  rrëmbyer shqiptarin.

Në lidhje me rrëmbimin e të riut, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, Policia ka akuzuar 4 shtetas shqiptarë, të cilët qëndronin në mënyrë ilegale në Francë. Para se të zhdukej, 22 vjeçari ka shkuar tek shtëpia e personave të dyshuar, ndërsa Policia ka caktuar ndaj tyre masën e paraburgimit.

Sipas raportimit të medieve francize, një nga pistat që po hetohet është ajo e trafikut të drogës, ndërkohë policia vijon kërkimet për gjetjen e shqiptarit të zhdukur.

Sondazh

Poll