Hapësire reklamuese

Aktualitet

Rreh keq gruan, arrestohet shqiptari në Greqi, si kërkoi fëmija ndihmë tek fqinjët

Shkruar nga Newsbomb

Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke. Mësohet se shqiptari u vu në pranga pasi dhunoi gruan.

Ka qenë fëmija i çiftit ai i cili ka kërkuar ndihmë tek fqinjët në momentin kur i ati po kryente skenat e dhunës.

"Ndihmë! Babi po rreh mamin!", ka thërritur i vogli në ballkon.

Më pas fqinjët kanë lajmëruar policinë, të cilët bënë të mundur arrestimin e 35-vjeçarit. Sakaq, gruaja me plagë të rënda në fytyrë u dërgua në spital.

Ngjarja ka ndodhur dje në drekë, në zonën e Tripolit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.