Hapësire reklamuese

Aktualitet

Rreh gruan vazhdimisht në sy të fëmijëve, arrestohet 48 vjeçari (EMRI- DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb

Dhunoi bashkëshorten psikologjikisht dhe fizikisht në sy të fëmijëve, arrestohet nga Policia vlonjati.

 

Strukturat Policore për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për evidentimin e rasteve të dhunës në familje dhe parandalimin e ngjarjeve të cilat mund të përshkallëzohen edhe me pasoja të rënda, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit:

Lavdërim.V., 48 vjeç, banues në Vlorë.

U krye arrestimi i tij pasi në banesë ka dhunuar psikologjikisht e fizikisht në mënyrë të përsëritur si dhe në prani të fëmijëve, bashkëshorten e tij shtetasen A.V., 32 vjeçe.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale ''Dhunë në familje, në mënyrë të përsëritur, në prani të fëmijëve''.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu