Hapësire reklamuese

Aktualitet

Rreh bashkëjetuesen, arrestohet 48 vjeçari (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb

Një 48-vjeçar në Përmet është arrestuar pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.

I ndaluari është Gëzim Duro, banues në Përmet. 48 vjeçari u kallëzua në polici nga bashkëjetuesja e tij me inicialet M.K.

Njoftimi i policisë:

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Përmet u bë ndalimi i shtetasit:

– Gazmir Duro, 48 vjeç, banues në Përmet.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi ka bërë kallzim bashkëjetuesja e tij shtetasja M.K, se në banesë për motive të dobta ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet për veprime të mëtejshme, neni 130/a i Kodit Penal.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese