Hapësire reklamuese

Aktualitet

Rreh babain dhe e kanos me armë, arrestohet 43-vjeçari (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb

Policia ka vënë në pranga një 43-vjeçar në Mirditë.

Sipas bluve, specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë, arrestuan në flagrancë shtetasin A. N.( T.),  43 vjeç, banues në fshatin Fang, Mirditë.

Ky shtetas, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj babait të tij 78 - vjeçar, si dhe e ka kanosur me armë zjarri.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

- 1 armë zjarri "pistoletë" me krehër me 5 fishekë

- 1 armë zjarri automatike model 56 me 2 krehra me 30 fishekë

- 15 fishekë luftarakë model 56

Materialet procedurale në ngarkim të tij, iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë, për veprat penale: "Dhuna në familje", "Kanosja", "Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit".

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll