Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
54 %
1kmh
0 %
Mër
28 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
43 °
E mërkurë, 28 Korrik, 2021

Rregullore “ushtarake” të ministria e Jashtme, e vetmja në botë me organizim të tillë, vizioni i ri i kryediplomates habit personelin

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Rregullore ushtarake te Ministria e Punëve të Jashtme. Zyrtarët e administratës së institucionit kryesor të diplomacisë në vend janë habitur shumë nga vendimi i fundit që të gjithë drejtorët e ministrisë, dhe stafi e personeli, të kenë vende të dedikuara brenda ambienteve të ministrisë së jashtme.

Sipas ekspertëve, është ministria e vetme e jashtme në botë që ka një “rregull ushtarak” në mënyrën sesi parkohen brenda institucionit makinat e personelit.

Nuk ka pasur një traditë të tillë më parë në ministrinë e Punëve të Jashtme. Madje as në kohën e monizmit, ku duket se një gjë e tillë është rregulluar me parkimin pas ambienteve të ministrisë.

Një fakt i tillë u ka bërë përshtypje shumë diplomatëve dhe administratës që kanë shumë vite në këtë ministri, e ku rregulli i ri i Olta Xhackës u duket i tepërt për një institucion ku janë të punësuar diplomatë. Madje, një fakt i tillë u ka bërë përshtypje edhe punonjësve të Gardës që ruajnë institucionin.

Që me ardhjen e ministres së re, në pjesën kryesore janë vendosur madje edhe target e makinës sipas rëndësisë së drejtorëve.

Përfundimisht, diplomatët e ministrisë së jashtme, duhet të mësohen me rregullat e reja ushtarake dhe të disiplinës së ministres së re.

Më shumë

spot_img
spot_img