Partia Demokratike ka miratuar në parim rregulloren e re të Këshillit Kombëtarë, në të cilën parashikohet zëvendësimi i mbi 200 anëtarëve që mbështetën Sali Berishën.
Në rregulloren e re thuhet se mungesa pa asnjë shkak të ligjshëm dhe pa njoftim paraprak në tre mbledhje radhazi i anëtarëve të zgjedhur të Këshillit Kombëtar, përbën shkak për zëvendësimin e tyre me listën vijuese të anëtarëve të votuar nga Kuvendi Kombëtar i Partisë.
“Konstatimi i mbarimit të mandatit për shkak të mungesave në mbledhje pa asnjë shkak të ligjshëm dhe pa njoftim paraprak, bëhet me vendim të Kryesisë së Partisë, pas raportimit me shkrim të Sekretarit të Përgjithshëm”, thuhet ën rregullore.
Rregullorja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së: https://abcnews.al/wp-content/uploads/2022/01/Rregullore-e-brendshme-Keshilli-Kombetar.pdf


