Hapësire reklamuese

Aktualitet

RREGULLI I RI/ Plotësohet kuota prej 300 personash, pala greke pezullon punën në Kapshticë (APELI I POLICISË)

Shkruar nga Newsbomb
Ilustruese

Numri prej 300 personash për të kaluar kufirin në Kapshticë për në Greqi është plotësuar, kësisoj pala greke ka pezulluar punën.

Sipas rregullave të reja vetëm 300 persona do të kalojnë në ditë nga Kapshtica.

Vetëm ditën e djeshme nga Shqipëri në drejtim të Greqisë kanë kaluar më shumë se 5000 persona. Prej mëngjesit e deri në orët e pasdites u shënuan radhë të gjata automjetesh që arrinin deri në afërsi të fshatit. Situata u normalizua në mbrëmje.

Gjatë gjithë kohës pala shqiptare punoi me 6 sportele ndërsa pala greke me 3 sportele numur të cilin e çoi deri në 5 pas mesdite.

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit në Korçë, apelon që duan të udhëtojnë në drejtim të Greqisë, që mos vijojnë të dynden dhe të shmangin krijimin e radhës drejt kësaj pike kalimi, pasi Dogana Greke aktualisht është e mbyllur.

Kjo situatë do të vijojë kështu edhe në vijim, nga 300 persona në ditë nga Kapshtica, dhe 750 nga Kakavija.

NJOFTIMI NGA POLICIA KORÇË:

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë.

Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë:

Ditën e sotme, pas takimit që autoritetet shqiptare zhvilluan me palën greke, jemi informuar se nga Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë, drejt Republikës së Greqisë do të lejohen të kalojnë vetëm 300 shtetas.

Aktualisht kjo kuotë, është plotësuar dhe nga ana e palës greke është pezulluar puna.

Policia Kufitare apelon për qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Greqisë, që mos vijojnë të dynden dhe të shmangin krijimin e radhës drejt kësaj pike kalimi, pasi Dogana Greke aktualisht është e mbyllur

Ju faleminderit për mirëkuptimin!

 
 

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll