Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
86 %
2.1kmh
0 %
Hën
12 °
Mar
12 °
Mër
12 °
Enj
14 °
Pre
14 °
E hënë, 28 Nëntor, 2022

Rrëfimi tronditës i Ornela Canajt: Nëse Marjani do ishte penduar nuk do dilte në televizor por do dërgonte letër

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ornela Canaj ka rrëfyer gjatë intervistës me gaztetaren Rudina Xhuinga në emisionin “Dritare” momentin se si e përjetoi daljen në televizion të vrasësit të motrës së saj, Alda Cani dhe vajzës së saj 16 vjeçare, 13 vite më parë në Tiranë.

Ornela ka rrëfyer përse shkoi në Amerikë ku dyshonte se fshihej vrasësi Marjan Rroku, ndërsa tregon pse ai nuk është penduar, ashtu siç pretendoi në intervistën e bujshme nga Ardit Gjebrea.

“Unë shkova në Amerikë sepse e dija që ai ishte atje. E dija që ai fshihej pas një kompanie amerikane  më mund të ishte atje”, u shpreh ajo.

“Kur dëgjova intervistën, dëgjova për pendimin e Marjanit. Nuk e besoj se ai është penduar. Nëse pendohesh, atëherë pse nuk dërgove një letër, por dole në televizion.Pashë që shumë njerëz shkruanin që ai duhej të kërkonte falje. Ishte një emision mediokër, që nuk është bazuar në fakte, por në pretendimet e një krimineli. Mendova se ishte kërcënim si ata që nuk përfundonin. Që ajo i merrte çdo ditë. Dhe nuk e shoqërova motrën atë ditë, derisa më erdhi policia dhe më tha se ma kishte vrarë motrën dhe mamanë”, tha ajo me lot në sy gjatë transmetimit live.

Ajo tregoi se ishin njohur me Sajmirin dhe Marjanin dhe ata i kishin treguar se punonin për një kompani amerikane. “Jetonim në konvikt. Mësova se ai kishte kërcënuar motrën. E gjeta në krevat të nxirë e të enjtur. Një i dehur me tërhoqi ishte me motor dhe më shtyu, tha. Shkuam në polici e raportuam. Por kur u kthyem motra më tha: Ai që ma bëri këtë nuk ishte i panjohur. Ishte Marjani, punon për SHIK e ka pistoletë. Po i the njerëzve të familjes do ti vras të gjithë ata. E denoncuam me emër Marjanin. Por pas kësaj u bë dhe më keq. Erdhën na kërkuan të tërhiqnim denoncimin. Ai, Marjani, përmendte shumë shpesh emrin e Fatos Klosit. Gjithmonë thoshte se mua më mbron Fatosi” thotë Ornela në transmetim për “Dritare” të Rudina Xhungës. 

Më shumë




spot_img








spot_img