Hapësire reklamuese

Aktualitet

Rrëfimi rrëqethës i mamasë së Marvit: M’i gjeni një kostum djalit se do e bëj dhëndërr

Shkruar nga Newsbomb

Ditën e djeshme është dërguar në banesën e fundit, 22 vjeçar Marvi Mihali dhe dhimbja e familjarëve ka qenë shumë e madhe për humbjen e djalit të vetëm.

Teksa priste dhe përcillte njerëzit, e ëma e 22 vjeçarit është parë në një gjendje të rënduar psikologjike, shkruan Gsh.

Meraku i saj i fundit për të birin ishte të vishej me një kostum, e të përcillej në banesën e fundit si një dhëndërr që s’arriti të bëhej kurrë.

Mesa vajtimeve Mira Mihali, mësuese anglishteje në Liceun Artistik, tregonte sesi e kishte marrë vesh lajmin e kobshëm.

Së bashku më të shoqin, ata ishin për pushime në Sarandë dhe pak para vrasjes së Marvit ajo kishte folur në telefon dhe i kishte kërkuar të kthehej në shtëpi se ishte vonë. Pak minuta më vonë kishte marrë vesh se djali qe plagosur, e  ishte nisur menjëherë për në Tiranë.

“ Po udhëtonim drejt Tiranës me tim shoq, kur në Tepelenë dëgjuam në radio vdekjen e djalit. Ishte e pamundur të vazhdonim rrugën, pasi na ranë të fikët. Erdhi vëllai im nga Tirana dhe na mori në Tepelenë,” është shprehur mes lotësh e ëma e viktimës.

Marvi Mihali mbeti viktimë e një sherri banal, për një karikus telefoni. Goditja në zemër me thikë i mori jetën të riut.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu