Hapësire reklamuese

Aktualitet

Rrëfimi prekës i Enelës, studentes që hodhi çantën në det dhe me fëmijë “në bark” u nis me të dashurin drejt Italisë: 30 vjet anija Tirana, diku këtu jam edhe unë ( E plotë në brendësi)

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_409078" align="alignnone" width=""]Pamje nga anija e 30 viteve më parë, gjatë eksodit të shqiptarëve drejt Italisë[/caption]

Një rrëfim prekës vjen nga Enela Hila, që mbërriti me anije në Itali, 30 vjet më parë, gjatë eksodit të shqiptarëve drejt vendit fqinj.

Enela atë kohë ishte studente, kur vendosi që së bashku me të dashurin dhe beben që e kishte në bark, të iknin, të linin Shqipërinë dhe të niseshin për në Itali, raporton newsbomb.al.

Ajo tregon se me një pasiguri kishin hipur në anijen Tirana, teksa thotë se “kur anija filloi të lëkundej në mes të detit, u lëkund edhe vendosmëri, mendoja prindërit e mi, familjen time dhe lotët m'u thanë vetëm në mëngjes”.

Rrëfimi i plotë:

ENELA : - " - 30 vjet, anija Tirana. Diku këtu jam unë, shoku im i jetës dhe bebushi ynë pak muajsh brenda meje. Duhet të ishte një ditë si të tjerat. Përgatita cantën me libra për në fakultet kur dëgjova fishkëllimën nga dritarja. Dola me vrap. (Nuk ishte ora e fishkëllimës) "Hajde ikim në Durrës, shohim njëherë c'bëhet" - më tha. Frikë kisha, po s'kundërshtova. Fundja do bënim një shëtitje romantike buzë detit...shumë më bukur se gjashtë orë leksion. Nuk kujtoj sì, nuk kujtoj shumë detaje (Isha si è dehur! ) por brenda një kohe të shkurtër ne ishim "già" në anije. S'dinim as në do nisej, as ku do mbërrinte...asgjë dhe s'më interesonte asgjë. Edhe në fund të botës me të dashurin tim! Kur anija filloi të lëkundej në mes të detit, u lëkund edhe kjo vendosmëri. Mendoja prindërit e mi, familjen time dhe lotët m'u thanë vetëm në mëngjes.

Atë cantë me libra që gjatë natës u ngjit nga sheqeri që anija transportonte e kam hedhur në det sapo zbritëm në Brindisi nga ku po atë ditë bëmë arratisjen tjetër për në Firenze. (Brindisi-Bari-Roma-Firenze).

Pak orët në Brindisi nuk do t'i harroj kurrë. Një mikëpritje e jashtëzakonshme! Ishte ngritur i madh e i vogël e na sillnin ujë, qumësht, pizza, bukë...të gjithë të dashur, të gjithë buzagaz (këtë kujtim mbaj!).

Kujtoj dhe fatorinon e trenit Bari - Roma i cili nuk kontrolloi më asnjë biletë sepse i mallengjyer u ul të dëgjonte Tim shoq që me një italishte të rrjedhshme i tregonte dhjetë vjetët e burgut në Spac e Burrel, diktaturën komuniste... historinë e një vendi që "cuditërisht" deri atë ditë ai as që e dinte nga i binte " ENELA

Screenshot_3.png

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu