Tirana
overcast clouds
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
57 %
3.1kmh
90 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
9 °
Sht
7 °
Die
7 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

RRËFIMI PËR HERË TË PARË/ PRINCESHA ELIA, nga politika te Teatri Kombëtar, nga “Spice Girl” te bizhutë e Geraldinës

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Nga Anta Muçaku

Oborri mbretëror është ndër të rrallët që mbahet fort në Tiranën që i ka hyrë një rruge pa kthim dhe të rrëmujshme shembjesh e ndërtimesh. Këtë mendoj teksa Sula, oborrtari besnik i familjes më fton të hyj brenda.

Përpara shoh Princ Lekën që mban në krahë të shumëpriturën e tij të vogël, Geraldinën.

Është e pamundur të mos vësh re dashurinë e jashtëzakonshme dhe përkujdesin që ka për atë krijesë të bukur me flokët bjondë dhe sytë blu si qielli.

Princi më shoqëron në pritje për të takuar princeshë Elian!

Të jesh një Princeshë ka qesënditë e veta! Flokët, grimi i kuruar me detaje, fustani, bizhuteritë…

Veçse Princeshë Elia, para së gjithash, ka zgjedhur të jetë Elia. Ajo nuk i preferon shumë bizhuteritë, as grimin, e as qësëndisjet prej princeshe.

Me ç’duket e tërheq më shumë thjeshtësia, çastet e vërteta, ndjesitë…

Më ofron një filxhan çaj dhe aty nis të ndjej edhe më shumë aromën mbretërore të oborrit, mes një bashkëbisedimi krejt të natyrshëm e miqësor, ndonëse është hera e parë që e takoj.

Elia është vajza e aktores Yllka Mujo. Babai i saj është nga Përmeti, ndërsa e ëma nga Mali i Zi. Vetë ka lindur në Tiranë, por rezervon shumë dashuri për Shkodrën, qytetin ku familja e saj jetoi gjatë   periudhës së Monarkisë. Princesha e viziton shpesh këtë qytet dhe nuk e fsheh një lloj keqardhjeje mbi ndryshimet urbane që e kanë tjetërsuar disi….

Artikullin e plotë për Princeshë ELIAN e gjeni në revistën Newsbomb.al, në numrin e dytë të saj. Ka dalë në treg në të gjitha pikat e shitjes, vetëm 500 lekë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img