Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
61 %
3.1kmh
90 %
Mar
7 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
10 °
Sht
8 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Rrëfimi i trishtë i vajzës italiane: E mora COVID-in në disko, infektova familjen dhe babai po vdes…

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

da088d8e49126c75ff2838d8184fb0db

“Unë dhe miqtë e mi kishim vendosur të mos shkonim në disko dhe vende të mbyllura për të shmangur infeksionet, por ajo e shtunë ishte ditëlindja e mikut tim më të dashur, si nuk mund të festonim deri vonë? Menduam se asgjë nuk do të ndodhte për një natë”.

Kështu nis historia e trishtë e një vajze italiane, që gabimi i një nate mund t’i kushtojë jetën e babait të saj.

Media italiane ‘Corriere della Sera’ ka përcjellë historinë e treguar nga vetë vajza, e cila kishte vendosur të shkonte me shoqërinë në një lokal nate, por aty u infektua me COVID-19, ndërsa më paks infektoi edhe familjen e saj, e për pasojë i ati është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Rrëfimi i plotë i vajzës:

“Unë dhe miqtë e mi kishim vendosur të mos shkonim në disko dhe vende të mbyllura për të shmangur infeksionet, por ajo e shtunë ishte ditëlindja e mikut tim më të dashur, si nuk mund të festonim deri vonë? Menduam se asgjë nuk do të ndodhte për një natë. Ishte fillimi i filmit horror që po përjetoj. Javën tjetër fillova me simptoma si ftohja dhe kolla dhe mendova se ishte për shkak të ajrit të kondicionuar.

Unë shkova te mjeku dhe ai më tha që nuk kisha simptoma të Covid. Kështu që vazhdova jetën time normale, shkova në një restorant me babin, luajta letra me gjyshërit e mi dhe kemi parë TV të gjithë së bashku në divan. Javën tjetër ata njoftuan se kishte qenë një person pozitiv tek klubi ku unë shkova.

Rezultati i testit tim: pozitiv. Të gjithë anëtarët e familjes sime u testuan. Vetëm mami ishte negative. Gjyshërit pozitiv, kushëriri im 12 vjeç dhe babi po ashtu. Gjyshi përfundoi në spital dhe tani po shërohet. Unë, kushëriri dhe gjyshja ime nuk patëm asnjë problem dhe pas katër javësh të mbyllur në shtëpi testuam negativë. Por babai jo

Ai është nën kujdes intensiv prej dy javësh, i intubuar. Ai po lufton me të gjitha fuqitë e tij dhe unë nuk mund ta shoh, nuk mund ta ndihmoj, nuk mund ta kthej gjithçka pas. Unë kurrë nuk do të jem në gjendje t’ja fal vetes.

Vazhdimisht mendoj për lumturinë e asaj mbrëmjeje, për pasojën e saj të tmerrshme, dhe lutem që babi ta kalojë edhe këtë. Mendova se vera e vitit 2020 thjesht do të ishte e mërzitshme, përkundrazi, ajo u bë më e keqja e jetës sime. Shpresoj të paktën që historia ime të jetë e dobishme për bashkëmoshatarët e mi.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img