Tirana
clear sky
38.5 ° C
38.5 °
38.5 °
29 %
4.1kmh
0 %
Enj
39 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
35 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Rrëfimi i rrallë i Dashamir Shehit: Kam punuar si murator dhe rrobaqepës. Babai im do i bënte atentat Musolinit (E PLOTË)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

beb7a6c8a57466e0e964b72f3601f723

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, ka treguar historinë e babait të tij, i cili u përndoq për shumë kohë nga sistemi komunist.

Ai ka treguar në “Opinion” dhe ngjarjen e një grupi studentësh shqiptarë, përfshirë dhe babai i tij, që do i bënin atentat kryeministrit të asaj kohe, Benito Musolini në Torino.

“Një grup studentësh shqiptarë e bënë me short që do i bënin atentat Musolinit. Është në të gjithë librat e Italisë, vetëm në librat e Shqipërisë nuk është kjo. Ngaqë dyshonin, kur bëri një vizitë Musolini në Torino, i morën dhe i çuan në Tripoli në Libi, gjoja për një vizitë, për t’i larguar. Kur u kthyen i identifikuan, dy tre u arrestuan, i torturuan, ata treguan. U gjykuan në Itali, u gjykuan dhe në Shqipëri, bën dy vite burg këtu dhe babain. Pasi doli nga burgu u internua në Itali për tre vite deri kur ndërhynë në Siçili, i liruan. Babai u rikthye. Brenda burgut u politizuan, disa u bën komunist, im atë u kthye si nacionalist. Ky njeri i ka bërë të gjithë sakrificat që mund të bëj një shqiptarë. Nuk u arrestua se u arratis”, tha Shehi.

Më tej, ai tha se ka qëndruar për 4 vite e gjysmë pa punë, ndërsa shtoi se ka bërë disa punë si murator, marangoz apo rrobaqepës.

“Kam qëndruar katër vite e gjysme pa punë, kam punuar murator, marangoz, rrobaqepës me paguar cigaret. Mësova të qep me njëri-tjetrin. Po të kesh dhunti artizanale mësohesh. Punova një natë kasher dhe humba 100 lekë dhe u dorëzova. Sa herë kam pasur kontakt me lekët i kam humbur”, tha Shehi.

Më shumë

spot_img
spot_img