Hapësire reklamuese

Politikë

Rrëfimi i Ramës: Kjo është prova për ministrat e rinj, pse do jenë edhe deputetë

Shkruar nga Newsbomb

Ministrat e qeverisë “Rama 2” nuk do ta dorëzojnë mandatin e deputetit dhe si rrjedhojë nuk ka deputetë të listës që do t’i zevendësojnë ata. Rama zbulon se është tërhequr nga praktika e lënies së ministrave të tij nga mandati i deputetit dhe jep arsyet pse ka vendosur që të jenë edhe ministra dhe deputetë.

Në një intervistë për panorama shefi i qeverisë tregon se çfarë do të bëhet me ata që prisnin të hynin në parlament për shkak të lënies së mandatit të deputetit nga ana e ministrave.

“E vërteta është se të gjithë ministrat, dhe këtë e thënë pa më të voglin dyshim, kanë përmbushur detyrat e tyre gjatë mandatit të parë. Ndërkohë detyrat e këtij mandati janë më të mëdha dhe objektivat janë shumë më ambicioze. Kështu që ministrat duhet tia dalin vetë për zot përgjegjësitë që kanë marrë, ndërsa nuk do të lënë mandatin e deputetit. Nuk do ta ndjekim këtë praktikë sepse na duhet të kemi një kompaktësi të plotë dhe ministrat duhet të kenë një lidhje shumë më të fortë me grupin parlamentar se në mandatin e parë”, tha Rama.  

I pyetur për mungesën e një komunikimi personal me ministrat teknikë, Rama vlerëson punën e tyre, sidomos punën e zv.kryeministres Ledina Mandija për seriozitetin dhe për integritetin e saj në raport me detyrën që kreu. Ndërkohë që për raportin Task-Forcë për zgjedhjet, Rama tha se ishte përgatirur kohë më parë, por ndërhyrja politike bëri që ai të mbushej me akuza për shitblerje votash.

“Ata kanë pasur të gjitha kompetencat për të bërë detyrën e tyre. Kështu që e kam parë të arsyeshme që gjithë mbarvajtjen e punës së qeverisë tja delegoj zv.kryeministres deri në momentin e zgjedhjeve, kjo gjë ka funksionuar plotësisht. Pas zgjedhjeve sigurisht që nuk ka patur më nevojë të ketë një marrëdhënie pune me ta sepse nuk ishin aty për të zbatuar programin politik dhe të qeverisë së PS. Veç disa ekseseve të pakuptueshme nga ministrja e Arsimit të tjerët kanë qenë shumë korrektë”, është shprehur kryeministri.

Riemërimi i ministrave të tij në kabinetin qeveritar për kryeministrin ka kaluar përmes një analize dhe matje të punës së tyre dhe shprehet se ata do të duhet ti dalin për zot punës që knë marrë përsipër, ndryshe ata nuk do të jenë më ministra por vetëm deputetë.

Kreu i qeverisë zbulon edhe një skemë të të organizimit të vendit pa qenë nevoja të ndërhyhet në Kushtetutë. Vendi sipas tij do të ndahet në 4 rajone të mëdha por pa shkrirë qarqet që do të mbeten për shkak të funksionit administrativ që kryejnë. Ndërsa prefektët do të kenë më shumë kompetenca në qarqe duke luajtur rolin e një ministri të Brendshëm në zonat që drejtojnë.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.