Hapësire reklamuese

Politikë

Rrëfimi i Linda Ramës: U martova me Edin në kohën kur sulmet ndaj tij përfshinin edhe gratë apo të vdekurit, i kam rralluar daljet në publik

Shkruar nga Newsbomb
Rrëfimi i Linda Ramës: U martova me Edin në kohën kur sulmet

Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, mbrëmjen e sotme ka bërë një rrëfim ndryshe për jetën e saj në Euronewas Albania.

Ajo ka thënë se është martuar me Edi Ramën në kohën kur sulmet ndaj tij ishin të shumta, madje duke mos kursyer as femrat, të vdekurit apo fëmijët.

Bashkëshortja e kryeministrit u shpreh se pas martesës i ka rralluar daljet në publik, pasi këtë arenë ka zgjedhur t’ja lërë Edi Ramës.

“Kam bërë një tentativë për ta hapur në momentin që Edi filloi. Unë nuk dija se çfarë të bëja me Tëitter-in atëherë. Edi ishte ndër të parët poltiikanë shqiptarë që e përdori në atë kohë. Unë fillova ta përdor pasi kuptova se kisha nevojë për të komunikuar me publikun.

Kam qenë më visibël, deri në momentin kur u martova me Edin dhe fillova të jetoja me të. Kam qenë shumë aktive, por mu desh të modifikoja diçka në daljet në publik. Edi është shumë më i dobishëm për njerëzit, ndaj unë kam dashur t’ja lë këtë arenë Edit.

“Në momentin që unë kam filluar të jetoj me Edin, jam martuar me Edin në vitin 2010 dhe dihet që në atë periudhë për disa vite Edi ishte në fokus të shumë sulmeve dhe shumë akuzave të cilat në fakt, ndonjëherë merrnin dhe trajta të paimagjinueshme duke sakrifikuar, duke mos marrë parasysh as gra, as të vdekur dhe as fëmijë. Kjo ishte klima dhe unë kisha vendosur, e dija që kisha vendosur të lidhja jetën me një njëri me vokacion shumë të qartë politik dhe ndërkohë një njeri i cili kishte pretendimin dhe ambicien për tu bërë kryeministri i Shqipërisë”, tha Linda Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll