Tirana
broken clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
93 %
2.1kmh
75 %
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
Enj
17 °
Pre
12 °
E diel, 4 Dhjetor, 2022

Rrëfimi i Ivës/ Të hash si në shtëpi, familja dhe tradita “shkrihen” në NJË tek “BUJTINA MERA”

spot_img

Lajme të ngjashëm

Nga Besjana Lika

Kur lodhemi fundjavave duam qetësi, duam shtëpinë. Pastaj kur vjen puna te shtëpia, fillon mendimi “ç’a do gatuajmë?”, “oh kush bën enët pis”… kemi lloj-lloj dilemash në kokë. E në Tiranën e zhurmshme ku sa nxjerr kokën nga dritarja sheh vetëm beton, të shkon në mëndje të marrësh arratinë, jo shumë larg e të shohësh me sy gjelbërimin dhe gatimin si në shtëpi… Këtu pastaj ke zgjedhje, por mes tyre, shumë afër Tiranës së zhurmshme ke vetëm një: në Petrelë.

Iva Mera, vajza lozonjare e qeshur e dy prindërve të mrekullueshëm, Besës 60 vjeçare e aktorit të njohur të humorit shqiptar Behar Mera, të pret me çiltërsinë e një vajze lozonjare (edhe pse sot nëna e dy djemve), si dikur, kur kishte pasion televizionin e spektaklin.

Por Iva sot, ka hequr dorë me vetëdije nga kjo ide e hershme e saj. Sepse pasioni tani, ka kaluar diku tjetër: te familja e tek tradita. Dhe ka gjetur mënyrën që të mos humbë kontaktet që ka pasur gjithë kohën që kur ishte në fillimet e karrierës së vet. Miqtë e shokët, të njohur e të panjohur, shkojnë tek “Bujtina Mera” në Petrelë, një vend që të bën të ndjehesh si në shtëpi, me një gotë raki vendi, apo një gotë verë, apo edhe me “Eliksir” lëngu bio që vjen për të medhenj e të vegjël në tavolinë.

Të gjithë e dinë aksiomën se “dashuria fillon nga stomaku”, por kur kësaj i shtohet edhe “rehatia si në shtëpi”, me mikpritjen e dashurinë e përkujdesin e të gjithëve, atëherë gjithçka bëhet perfekte, për tu larguar qetësisht disa minuta larg Tiranës, për të shlodhur sytë e mendjen, për të mbushur stomakun pse jo dhe shpirtin me gjëra bio e për të ndjerë relaksin që nuk do ta kishe as në shtëpi.

Kur ia numërojmë të gjitha këto Ivës ajo qesh, dhe tregon se që në krye të herës, kjo ka qenë edhe ideja e saj, nënës së vet Besës që tërë jetën kishte punuar në zyra shteti, apo edhe Beharit që ishte lodhur disi nga jeta e vrullshme e skenave të teatrove të humorit në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë.

“Në 2017, krejt rastësisht vendosëm kur ishim duke shëtitur në Petrelë. Gjetëm vendin ideal dhe nuk u menduam shumë. E hapëm Bujtinën në tetorin e 2017, me shumë mund e sakrifica e themë për të vetmen arsyje, jam e bindur që çdo biznes ka mundin dhe sakrificën por mendoj që ne raston tone, veshtiresia ishte me e madhe  pasi askush nga ne nuk rridhte nga fusha e gastronomisë” thotë Iva në një bashkëbisedim me Neësbomb.al për nisjen e këtij aktiviteti. Thonë përgjithësisht se koha u jep të drejtë njerëzve të guximshëm. Dhe duket se Iva e kishte këtë guxim nga përbrenda.

Fakti që vendosi së bashku me prindërit të arratisej nga Tirana për tu vendosur në Petrelë, për të hapur aty një biznes e për tu vendosur me shtëpi, do kishte tjetër impakt në jetën e saj. Dhe guximi ishte se nuk u mendua dy herë si do të ishte biznesi, çfarë përfitimesh do të kishte; si do të hiqte dorë nga spektakli dhe ekrani ku ajo ishte rritur. Jo, e mori çdo gjë me qetësi dhe sfidë.

Sot kur kthen kokën pas, sheh sesa mirë i ka bërë gjithë ky mendim pozitiv në atë kohë e sa shumë lumturi ka sjellë te dhjetëra njerëz të zonës që ka punësuar në Bujtinë, apo sa shumë biznese po të zonës, qoftë edhe familje, mbahen me bukë pikërisht nga kjo sipërmarrje e suksesshme e familjes MERA. Të hysh në biznes nuk është e thjeshtë. Por kur kjo kombinohet me dashurinë dhe pasionin, duket se gjithçka bëhet më e lehtë gjatë rrugës.

“Një gjë që unë e kam thënë gjithmonë jo vetëm publikisht por dhe në rrethet shoqërore është që: Unë jam e kënaqur sot sepse pashë që bujtina pati një qasje të jashtëzakonshme tek klientët…  si duket klienti kishte nevojë për një biznes familjar ku e ndjente veten shumë mirë dhe rehat, ku e mikpriste Iva, e shihte që do të shijonte produkte nga zonja e shtëpisë që ishte mami im dhe njëkohësisht do të takonte edhe babin që ishte pjesë e gjithë kësaj gjëje dhe kuptohet që emri i babit ishte një nga gjërat që ne na ndihmoi më shumë.

Pavarësisht punës dhe fluksit të madh  që ne patëm, ne nuk hoqëm dorë asnjëherë të qenit të pranishëm në bujtinë. Mendoj se kjo ka qenë një nga armët dhe sekreti i gjithë kësaj gjëje që ne kemi krijuar sot, e që kemi sakrifikuar shumë nga jeta jonë, kemi hequr dorë nga shumë pushime e qejfe, për të qenë nonstop atje te pranishem. Edhe nëse nuk jam unë është mami edhe nëse nuk është mami jam unë” thotë Iva.

Por zhvendosja ne Petrele, ne bujtine  ka edhe sakrificat e veta. Iva hoqi dorë nga e shkuara e saj; ashtu sikurse edhe mamaja e saj, Besa, për të cilën, Iva thotë se sot është kthyer në biznesmene, në moshën që do të donte të kishte më shumë kohë për veten, për tu kënaqur, pas gjithë atyre viteve të lodhshëm të punës. “Këtë kohë unë ja mora mamit dhe vazhdoj t’ja marr sot e kësa dite, për këtë ndonjëherë themë mos bëra gabim që e mora këtë inicjativë, por sot që flasim mami është bërë më biznesmene se unë dhe nuk heq dorë kollaj. Kështu nisi që në 2017 dhe vazhdojmë deri më sot”.

Epo, tek “Bujtina Mera” gjërat vijnë siç duhet, në kohën e duhur dhe në vendin e duhur. Meqë Besa është dibrane, dhe më parë e kishin pasur një ide që të ktheheshin në Dibër dhe nuk e realizuar dot, vendosën ta sjellin Dibrën në Petrelë. Bujtina Mera është e specializuar për Jufkat e Dibrës, ato tradicionalet, që i bëjnë turistët të lëpijnë gishtat e të mos shohin kaloritë. Ndërsa, Flinë e kukësit, ua bën një guzhiniere kuksiane, e specializuar pikërisht në këtë pjesë të kulinarisë. Pastaj të mos flasin për Sheqerparen, ku asnjë klient nuk ikën nga Bujtina pa e provuar. Të gjithë fillimisht thonë se janë me dietë, por sa ke kthyer kokën nga ana tjetër, gjithçka në pjatë ka mbaruar.

Por siç tregon dhe vetë e zonja e shtëpisë, aty nuk gjen përshembull kërpudha sepse nuk janë të specializuar në atë drejtim. “Duhet të shkosh diku tjetër t’i hash” thotë Iva duke qeshur. Madje – madje, mos kërko edhe  mish keci, kur nuk është koha e kecave. Ah po, mund të gjesh pula e zogj fshati sa të duash, se e kanë kohën gjithmonë. Pastaj sallatërat, vijnë të gjitha nga kopshti i madh krijuar enkas në funksion të restorantit. Po edhe embelsirat vijnë me frutat e stinës, me atë që pemët japin në çdo stinë. Shkurt e saktë, gjithcka është e bahçes, çdo gjë është bio.

Po të shohim rreth e rrotull natyra mbizotëron dhe pemët frutore, ku fytet e tyre klientët kanë fatin t’i konsumojnë në çdo stinë, fal produkteve Eliksir dhe Albanian Tea… i janë shtuar shije të reja këtij brandi medicinal për shëndetin e njeriut?

Eliksir ka qenë produkti që është futur pas 8 muajsh kur ne kishim hapur bujtinën, ka qenë një dashuri e imja, sepse e kam provuar për herë të parë dhe kam kuptuar se ka një ndryshim me lëngjet që ishim mësuar të konsumojmë në treg. Por nuk u binda vetëm me këtë gjë, pasi ishte edhe periudha që unë po merrja një hap për të krijuar familjen dhe për të ushqyer tashmë fëmijët e mi, ndaj doja të isha shumë e sigurt me atë që do t’i jepja.

Mora rrugën për të shkuar në Dibër në fabrikën ku prodhohej, pasi doja ta shihja me sytë e mi realisht sesi prodhohej ky  lëng. Përveç shijes doja të shihja me sytë e mi sesi realizohet, e kam thënë edhe publikisht, unë mendoj… jo sepse është biznes, pasi Eliksiri është kthyer edhe në një inicjativë biznesi për mua, por edhe nëse nesër unë do të heq dorë nga Eliksiri ky produkt do të jetë i vetmi që unë do të fus në shtëpinë time, sepse e kam parë me sytë e mi. Sot 80% e klientëve më thonë, atë lëngun e mirë që keni ju, atë duam.

Kërkon shumë kohë, ne kemi pesë vite që merremi me tregtimin e Eliksirit, kërkon edhe pesë të tjera, por më e rëndësishme është që konsumatri shqiptar të kuptoj çfarë do të thotë produkt 100% organik. Pa dashur të cënoj askënd në treg, nuk dua të flas për asnjë kompani tjetër, e kam thënë edhe herë të tjera, për mua si Ivë nuk ka rëndësi se çfarë konsumoni, Eliksirin apo një lëng tjetër, mjafton të konsumoni një lëng 100% organik.

Pas 1 viti kontaktuam me njerëz që merreshin me grumbullim të bimëve për të ndaluar pikërisht tek çaji “Albanian Tea”. Me të konsumon lulet, jo ashklat sepse aty qëndrojnë vlerat ushqyese. Dhe gjithë panorama e zgjeruar pasohet më tej me kafenë Nam-Nam, që mendoj se po rezulton e suksesshme, edhe pse tregu ka vështirësitë e veta.

Vetëm një telefonatë larg një tryeze të shtruar me shumë perkujdesje e dashuri? Kush është motorri i të gjithë kësaj bujtine që çdo klient e kthen në mik besnik?

Është energjia, shumë njerëz na thonë ka ndonjë magji ky vend që vijmë për dy orë dhe kalojmë katër orë… është bërë ndonjë gjë këtu se nuk ka mundësi – qesh Iva,mendoj qe eshtë çështje energjie, ne e nisim ditën me energji pozitive, se vetë fshati nuk të jep stres. Ti e nis ditën me kohën dhe me planin tënd,dhe rralle here te ndodh ta prishesh. Kjo energji pozitive qe na rrethon, duket se e trasmetojmë edhe te klienti.

E gjitha ka ardhur në mënyrë shumë natyrale, jo te sforcuar  dhe kur bëhet në këtë formë ka më shumë vlera të mbijetojë më gjatë. Klientet e dine tashme qe ne atje hamë çfarë hanë familja dhe kanë krijuar një besim që na motivon çdo ditë për çdo hap në këtë bujtinë.

Më shumë




spot_img








spot_img