Hapësire reklamuese

Bota

Rrëfen gjenerali amerikan: Rusia po kërcënon NATO-n me raketa atomike

Shkruar nga Newsbomb

Gjenerali Paul Selva, që është oficeri i dytë më i lartë në ushtrinë amerikane, ka konfirmuar se Rusia ka vendosur raketa me kokë atomike, që lëshohen nga toka, të tipit SSC-8, për të kërcënuar NATO-n.

Duke folur në Komitetin e Shërbimeve të Armatosura të Dhomës Përfaqësuese të Kongresit amerikan, Selva tha se “vetë sistemi paraqet rrezik për pjesën më të madhe të kapaciteteve” të Shteteve të Bashkuara në Evropë.

“Ne besojmë se rusët i kanë vendosur ato me synim që të paraqesin kërcënim për NATO-n dhe për kapacitetet brenda hapësirës së përgjegjësisë së NATO-s".

Ish-presidenti, Barack Obama, e pati akuzuar Rusinë për shkelje të marrëveshjes, por dëshmia e gjeneralit Selva, ishte konfirmimi i parë publik i raporteve të reja aktuale se Rusia në mënyrë sekrete i ka vendosur raketat, raporton radio evropa e lirë. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu