Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
88 %
0.5kmh
0 %
Hën
26 °
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
26 °
Pre
20 °
E hënë, 29 Maj, 2023

Rrëfehet Saimir Kodra: Si u njoh me bashkëshorten dhe “trukun” që përdori për të marrë numrin e celularit (VIDEO)

Lajme të ngjashëm

Saimir Kodra, sot moderator i emisionit investigativ “Stop”, ka folur për herë të parë për njohjen me bashkëshorten dhe “trukun” që përdori për të marrë numrin e celularit.

I ftuar në emisionin “Tek Unë me Arjola Shehun”, Saimiri ka zbuluar më shumë edhe për lidhjen e tij të dashurisë dhe njohjen me bashkëshorten shumë vite më parë, kur sapo kishte nisur punë në Top Channel.

“Këtë nuk e kam thënë asnjëherë” e nis rrëfimin Saimiri, i cili zbulon se si nisi historia me Adën, bashkëshorten e tij me të cilën kanë edhe një djalë 7-vjeçar Aleksandër.

“Unë me Adën jam takuar në Top Channel, kur ajo ishte e angazhuar në emisionin Fiks Fare. Por qëndroi shumë pak në atë pozicion pune që kishte…. Nusja ime quhet Ada. Punonte në sektorin e monitorimeve, ishte fillimi i emisionit në Top Channel dhe ajo kishte ardhur me një ish-shoqen time që e kam pasur në fakultet, kishin ardhur për të aplikuar për punë. Në një moment i marr telefonin dhe i bie numrit tim për të marrë numrin e saj. Këtë nuk e kam thënë asnjëherë” – shton më tej Saimiri.

Më pas, dihet thotë ai, filluan ngacmimet, mesazhet. Kështu filloi gjithҫka. Sot, kur ia kujtoj sime shoqeje, ma kthen “e mo eee ti, more numrin  e telefonit” -thotë ai me humorin që e karakterizon, duke kujtuar një nga momentet e veçanta që e bashkoi me Adën.


Më shumë