Hapësire reklamuese

Aktualitet

Rrëfehet miku i Azem Hajdarit, Arben Meçe: Ai ishte në besë me Haklajt! Një ditë para vrasjes, Izet Haxhia i dha informacion Fatmirit...

Shkruar nga Newsbomb
Arben Meçe

Sot pas 22 vjetësh flet për herë të parë miku i ngushtë i Azem Hajdarit, Arben Meçe.

Ai rrëfehet për emisionin "Repolitix" se kush janë sipas tij arsyet e ekzekutimit të Azem Hajdarit. Meçe shprehet se vrasja ishte e paralajmëruar, por që sërish ai nuk ruhej dhe lëvizte i shkujdesur.

Ardhja e Fatmir Haklaj natën e 12 shtatorit në selinë blu për Meçen nuk ishte për Azem Hajdarin, por për Berishën.

Meçe sqaron se Azemi nuk ishte në PD atë ditë, por në Lushnjë dhe ai u thirr për të realizuar skenarin e trazirave që ndodhën më pas më 14 shtator dhe u përdor nga Berisha.  

"Sipas informacioneve që i kisha të sakta brenda këtij organizmi dy ishin objektivat kryesore Pjetër Arbnori dhe Azem Hajdari.  Arbnori ishte larguar, kurse Azemi lëvizte i vetëm i pa shqetësuar dhe e kam paralajmëruar gjithmonë të ruhej, por ai rrinte gjithë kohës i vetëm. Ata persona që skenarizonin këtë ngjarje ishin ata që kishin lidhje me organizmin në Shkodër, dhe kjo vinte nga nivelet më të larta të PD", tha Meçe.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu