Tirana
broken clouds
17 ° C
17 °
17 °
94 %
0.5kmh
75 %
Mar
22 °
Mër
22 °
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
22 °
E martë, 18 Maj, 2021
spot_img

Rrëfehet Lulzim Basha: Mendoj se jam shqiptari i fundit që kam çuar dajën të kërkojë dorën e bashkëshortes

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në rubrikën “Gjysma Ime” në Tv Klan kaq treguar se si ia kërkoi dorën bashkëshortes së tij, Aurelës.

Ai tha se ka shkuar në shtëpinë e Aurelës së bashku me dajën e tij për të zyrtarizuar lidhjen e tyre, ndërsa u shpreh se mund të jetë shqiptari i fundit që ka çuar dajën për të kërkuar dorën e bashkëshortes.

Ardit Gjebrea: Ju ia kërkuar dorën në shtëpi Aurelës siç ishe dhe tradita e asaj kohe?

Lulzim Basha: Pse duhet të flasim dhe për dasmën këtu apo jo?

Ardit Gjebrea: Po tani dhe pak.

Lulzim Basha: Pa diskutim që po, madje jua them se si ka ndodhur sepse është dhe një moment i veçantë për mua prekës. Daja im që u nda nga jeta në Shtator me të cilin kam qenë shumë i lidhur dhe që e donte shumë Aurelën. Aurela punonte dhe jetonte në Holandë, unë jetoja dhe punoja në Prishtinë. Sigurisht vjen një moment që babai më kujtoi që ishte martuar 27 vjeç etj etj. Unë i thashë që kemi një marrëdhënie shumë të mirë, e tha dakort por ti në Kosovë, ajo në Holandë, ne nuk jemi aq të rinj etj etj dhe i them dakort.

Bëj një bisedë me Aurelën dhe më thotë po ne jemi bashkë, por nëse është e rëndësishme dhe duhet bërë, patjetër. Për dorën çohet daja, shkoj i them, dajë erdhi momenti të shkojmë të kërkojmë dorën e nuses së nipit. Shkojmë në këmbë tek banesa e Aurelës, pasi i kishim njoftuar paraprakisht për t’i kërkuar dorën, pas një marrëdhënie shumëvjeçare. Sigurisht ne ishim njohur e kishim miqësi me familjet e njëri-tjetrit, por ishte një takim tipik formal. Kur e kujtoj, them me vete ndoshta jam shqiptari i fundit për të çuar dajën për t’i kërkuar dorën e bashkëshortes së ardhshme.

spot_img

Më shumë

GSH

Koha Jone

Fjala

RD

Dita

spot_img
spot_img