Tirana
broken clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
76 %
1kmh
75 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
12 °
Pre
9 °
Sht
9 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Rrëfehet Kreshnik Qato: Në 2004 ika në Ukrainë me para borxh nga trajneri, më tha s’i dua mbrapsht, dua titullin

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-boksieri ynë i talentuar Kreshnik Qato, është rikthyer kësaj here me një intervistë ndryshe, duke folur dhe për të shkuarën e tij në këtë sport.

Qato u shpreh për Oranews se në vitin 2004 kur shkoi në Ukrainë, nuk ishte asnjë mbështetje financiare dhe është nisur me para borxh nga trajneri i tij.

Ai tregoi dhe episodin kur trajnerit i thanë që të vërë dorën në zemër kur të vihet himni dhe vetëm të luajë buzët, sepse nuk kishte person tjetër as të mbante flamurin shqiptar.

Kreshnik Qato: Nuk isha mbështetje. Unë në vitin 2004 jo vetëm kam ikur me para borxh nga trajneri im, por ai më bëri një marrëveshje që të mos mi merrte ato para, por më tha që donte vetëm titullin. Kjo më shtyu më shumë. Në Ukrainë kur shkova kisha vetëm 2 tifozë; partneren time dhe trajnerin tim. Mendoja me veten se të kisha një njëri së paku që të mbante flamurin shqiptar. Më ka ngelur në mendja që trajnerit tim i thanë që të vërë dorën në zemër kur të vihet himni dhe vetëm të luajë buzët. Ai më thotë që nuk di himnin anglez, jo më atë shqiptar. 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img