Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
73 %
2.6kmh
0 %
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
40 °
E martë, 27 Korrik, 2021

Rrëfehet Erla Mëhilli, nga “braktisja” e Berishës te projektet e reja: Vendimi për tërheqjen nga politika erdhi kur nuk kandidova për Këshillin Kombëtar të PD-së

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Erla Mëhilli, ish-zëdhënësja e Sali Berishës, në një intervistë për Euronews Albania ka folur për vendimin e marrë dhe projektet e reja që pritet të realizojë.

Ajo tregoi se vendimin për t’u tërhequr nga politika e kishte marrë 3 vite ma parë, kur vendosi të mos kandidojë për të qenë pjesë e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

“Herët a vonë, është një gjë që do ndodhte në sensin se nuk ka gjë shumë të çuditshme në këtë mes, me politikën e kisha mbyllur më përpara dhe fakti se unë isha aty nuk do të thotë se unë kisha ndonjë pritshmëri. Se kur e ka mbyllur historinë time me politikën nuk di të ta them ekzaktësisht, por para tre vjetësh unë dhashë dorëheqjen nga kandidimi për Këshillin Kombëtar nga Partia Demokratike dhe  aty e kisha marrë këtë vendim, dhe fakti që u tërhoqa nuk u tërhoqa kot, pra, unë nuk kisha më ndërmend të isha aktive politikisht”, tha Mëhilli.

Ajo tha se marrëdhënia me Berishën nuk kishte të bënte me pritshmëritë që ajo kishte ndaj politikës, ndërsa tregoi se nuk do të bëjë punën e analistet politike.

“Pastaj bashkëpunim mes z. Berisha është diçka tjetër, pra është një marrëdhënie mes meje dhe atij, por që nuk kishte të bënte me pritshmëritë që kisha ndaj politikës. Tani kjo që do bëj tani nuk është se ndryshon shumë nga formimi im  akademik që kam, por edhe nga puna që kamë bërë, jam po në të njëjtin ambient, por në të njëjtin habitat; media, politika, komunikimi me publikun. Por, tani kuadri është më i plotësuar. Ishte një gjë që do ndodhte dhe ndodhi tani se kështu erdhën gjërat.

Në fakt shumë e kishin keqkuptuar dhe mendonin se unë do bëhem analiste politike, nuk kam ndërmend t’i zë vendin asnjëriu për të bërë analiza politike. Le ta quajmë këtë një fazë tranzicioni, deri sa të realizojmë atë projekt, të cilin kam marrë përsipër të bëj.  Por do kemi kohë të flasim dhe nuk është nevoja ta zbulojmë tani”, u shpreh ajo.

Më shumë

spot_img
spot_img