Tirana
broken clouds
21.3 ° C
21.3 °
21.3 °
71 %
1.2kmh
74 %
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
28 °
Mar
27 °
Mër
21 °
E shtunë, 18 Shtator, 2021
spot_img

Rrëfehet deputeti shqiptar: Si e punësova të riun që nuk gjente punë! I jap 300 euro nga rroga ime

spot_img

Lajme të ngjashëm

907dbbc9c668b8bdea8fb77bab763475

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha ka treguar së fundmi se e ka punësuar një djalë nga Vushtrria si staf personal të tij. Këtë gjë deputeti e ka bërë pasi i riu  ai nuk gjente punë.

Berisha ka rrëfyer se djali nga Vushtrria ka tri diploma por ishte refuzuar në të gjitha konkurset ku kishte aplikuar për punë.

“Ai më thirri dhe më tregoi se është me AAK-në dhe më kishte pa në debate televizive, po ashtu në televizion. Më ka thirrë dhe më ka thanë që e kishin rrejt të tjerët që i kishin premtuar punë. Për njerëzit tonë më kallxojke. Tha i kam dy diploma, dhe procimin e jurispudencës; edhe më tha a mundesh me ba diçka për mu”, rrëfeu Berisha.

Deputeti i AAK-së tregoi se e ka punësuar djalin nga Vushtrria si staf personal të tij.

“Mu më vinte keq mos me i ndihmu, e me u bë si të tjerët që e kanë mashtru. Unë i thash që kam me ta gjetë një vend pune, por unë biznes timin nuk kam, kështu që e punësova me më nejt afër me mu, me më këshillu diçka dhe ia jap 300 euro prej rrogës time”, ka thënë Berisha në emisionin DPT te Fidani në T7.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img