Hapësire reklamuese

Politikë

Rrëfehet Bode, për këto arsye Basha nuk e donte Partinë Demokratike në pushtet

Shkruar nga Newsbomb

Ish sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Rdivan Bode në një intervistë për “Abc News” ka folur për situatën në të cilën ndodhet Partia Demokratike.  Bode ka folur për herë të parë për listat me të cilat  PD u paraqit në zgjedhjet e 25 qershorit duke thënë se ajo listë kishte për qëllim forcimin e pozitave të Bashës.

“Basha i pranonte propozimet, por nuk i çonte asnjëherë deri në fund ato që premtonte. Ai nuk i çonte kurrë deri në fund asnjëherë ato që merrte përsipër në bisedë me ty. Kishte një retorikë të madhe mes asaj që thoshte dhe asaj që bënte. Ai hoqi simbolet dhe figurat e PD për të krijuar një forcë siç e donte ai. Basha po punonte të konsolidonte pozitat e tij në PD. Shqetësim i tij ishte si të forconte pozitat e tij në parti dhe jo si të çonte PD në pushtet. Kjo nisi në që në vitin 2013 kur iu vu fshesa një pjese të mirë të strukturave në bazë. Kryetare degësh dhe njësish dhe komunash u cilësuan të gjithë fajtorë. Të gjitha këto e dobësuan PD-së,” tha Ridvan Bode.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu