Hapësire reklamuese

Politikë

Rrëfehet Berisha: Marrëdhëniet që kam me Metën, gabimi FATAL i tij dhe këshilla për Bashën

Shkruar nga Newsbomb

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24, ka folur për situatën aktuale politike, marrëdhëniet me Metën, këshillën për Bashën si dhe për zërat që kanë dalë kundër brenda Partisë Demokratike.

PJESË NGA INTERVISTA:

Marrëdhëniet me Metën:

Berisha: Marrëdhënet e mia me Metën janë si të një opozitari. Kjo s’më pengon të vlerësoj çdo hap pozitiv. Meta ndërhyri në një moment kritik, bëri një gabim fatal në nenet që votoi. Nenet kishin vetëm një synim, të shpall Edi Ramën monark.

Cfarë këshilloni Bashën:

Berisha: Bashën dhe çdo eksponent tjetër unë e këshilloj dhe ja shpreh siç e mendoj. Por situata është e jashtëzakonshme, dhe kjo situatë e ka një përgjegjës.

Ndikimi tek Basha:

Berisha: Unë ndikoj më shumë në vendimarrjen e Edi Ramës sesa të Lulzim Bashës. Kjo duket dhe nga reagimet në facebook-un e tij.

Dobësia e Bashës:

Berisha: Skam konstatuar në asnjë moment që të ketë qoftë edhe shmangjen më të vogël në qëllimin madhor, rikthimin e të drejtës së qytetarëve. Sot është dita e 78 e Çadrës së Lirisë, e një proteste shembullore.

Pse nuk ishte në protestë:

Berisha: Për arsye etike!

Zërat kundër në PD:

Berisha: Për shkak të pozicionit që kam nuk hyj në debat. Duhet të ketë hapësira që secili të shpreh mendimin e tij.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu