Hapësire reklamuese

Rajoni

Rrëfehen nuset shqiptare që shiten për 500 euro në Maqedoni (Video)

Shkruar nga Newsbomb

Televizioni "RTV 21" ka realizuar një reportazh ku paraqitet jeta e nuseve nga Shqipëria të martuara në Maqedoni. Raportohet se mbi 500 vajza janë martuar nga Shqipëria në Maqedoni vetëm në 10 vitet e fundit dhe ato janë të martuara kryesisht në fshatra shumë të varfra të Maqedonisë.

Madje, në këtë reportazh thuhet se nuset “shiten” për 500 deri në 1 mijë euro në Maqedoni. Vajzat nga Shqipëria ndihen të mashtruara nga kontrabanduesit dhe kanë menduar se do të martohen në shtetin e Kosovës.

“Jam i kënaqur me jetën që bëj këtu me nusen nga Shqipëria. Ato janë të sjellshme dhe punëtore”, thotë një maqedonas që është martuar me shqiptare, transmeton "Droni". Kronika e RTV21 sjell edhe rrëfimet e disa prej femrave shqiptare të martuara na Maqedoni.

[iframe width="560" height="315" src="https://www.youtube.com/embed/7K9oOOgA3Yk" frameborder="0" allowfullscreen ]

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.