Tirana
clear sky
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
81 %
0.5kmh
0 %
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
24 °
Die
22 °
E mërkurë, 5 Tetor, 2022

Rrebeshet gjatë natës, UKT: Do të ketë kufizime të pjesshme të furnizimit me ujë në disa zona të Tiranës

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve në Tiranë njofton banorët e kryeqytetit se ditën e sotme do të ketë kufizime të ujit të pijshëm.

UKT thotë se shkak për kufizimin e furnizimit me ujë është bërë turbullira në ujëmbledhësin e Bovillës nga rrebeshi i natës.

Ujësjellësi Tiranë u kërkon qytetarëve të tregojnë kujdes me përdorimin e ujit të pijshëm gjatë ditës së sotme, deri në stabilizimin dhe kthjellimin në ujëmbledhës.

Njoftimi i plotë i UKT:

Ujësjellësi i Tiranës njofton qytetarët se gjatë ditës së sotme do të ketë kufizime të pjesshme të furnizimit me ujë në disa zona të Tiranës. Shkak për këtë është bërë turbullira në ujëmbledhësin e Bovillës, si pasojë e reshjeve të dendura që kanë rënë gjatë natës.

Thatësira prej më shumë se pesë muajsh dhe intensiteti i lartë i reshjeve prej 115 mm, kanë shkaktuar këtë gjendje në ujëmbledhësin, prej të cilit furnizohet me ujë një pjesë e mirë e qytetit.

Në këto kushte, deri në stabilizimin dhe kthjellimin në ujëmbledhës, Ujësjellësi Tiranë u kërkon qytetarëve të tregojnë kujdes me përdorimin e ujit të pijshëm gjatë ditës së sotme.

Sipas inxhinierëve dhe specialistëve tanë në terren, furnizimi normal me ujë do të rinisë në orët e mbrëmjes.

Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve deri në stabilizimin e situatës së furnizmit me ujë.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img