Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Rraja casting”, 50 sekondat që shkrinë një Komisariat, një deputet dhe një ministër

Shkruar nga Newsbomb
“Rraja casting”, 50 sekondat që shkrinë një

Revista Newsbomb.al

Në kushte normale, duhet shumë kohë, mund, përpjekje, për të sjellë një ndryshim të madh në vendin tonë, siç mund të jetë largimi i një Ministri të Brendshëm, i një deputeti, apo dhe shkrirja e një Komisariati policie. Lypsen kombinim rrethanash, investim i përditshëm, dhe suksesi ende nuk është i garantuar.

Por fundjavën e 8 korrikut, të gjitha këto ndodhen falë një zhvillimi që zgjati 53 sekonda. Aq ishte videoja e hedhur në treg nga klani Rraja, që e tronditi aq shumë shoqërinë, sa solli dorëheqjen e deputetit, largimin e Bled Çuçit, dhe mbylljen e komisariatit të Krujës. Të enjten e 6 korrikut televizionet po përcillin me titra e me dembeli një njoftim të thatë policie për një sherr diku në afërsi të Thumanës, pa e ditur se aty fshihej një ngjarje që 24 orë më vonë do të sillte një prej tërmeteve më të forta në polici, politikë dhe qeveri.

Titrat me iniciale njerëzish të përfshirë në sherr, kronika të përditshme këto tek ne, po mbulonin pa dashje shpërthimin e minave në një gurore, shpërthim që solli shkrirjen e një komisariati, largimin e një deputeti, shkarkimin e Ministrit të Bredshëm. Një ditë më pas, të premten me 7 korrik, u pa qartë se çfarë kishte ndodhur në atë lokal buzë rrugës që lidh Thumanën me Fushë-Krujën.

Fisi i deputetit Rrahman Rraja bën për spital dy kushërinj, të fisit Maja, që ishin ankuar se gurorja e njerëzve të ligjvënësit nga Nikla, po u prishte banesat. Një protestë që fshatarët e Borizanës e kishin nisur që në Maj, dhe rezistenca e tyre u shfaq dhe në televizionet e Tiranës.

Brutaliteti, agresiviteti, primitiviteti, barbaria e atij dhunimi, nga vëllezërit, djali, dhe nipat e deputetit Rraja, shokoi të madh e të vogël. Plandosja në tokë e njërit prej protestuesve, mbajtja e një pistolete mbi kokë, goditja e tij me shkopa bejzbolli e ristela, edhe pasi ishte në gjendje alivanie ku nuk merrte e nuk jepte, ulërimat dhe të sharat, do të ngelen gjatë në memorien e njerëzve. Të gjitha këto produkt i grupimit të besuar të Edi Ramës në atë zonë, e shtabit të tij elektoral sa herë që ka zgjedhje. Të premten, çdo shqiptar po fliste për atë skenë.

Për më shumë, lexoni revistën Newsbomb në versionin print, të cilën mund ta blini në çdo pikë shitje, në gjithë Shqipërinë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese