
Një 41 vjeçar në Tiranë është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij.
Ai ka rrahur vajzën e tij, 17 vjeçaren me iniciale K.Q.
“Ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës së tij, arrestohet në flagrancë 41-vjeçari.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. Q., 41 vjeç, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij minorene, shtetases K. Q., 17 vjeçe, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes”, njofton Policia.