Hapësire reklamuese

Aktualitet

Rrahu nënën sistematikisht, arrestohet në flagrancë 28-vjeçari në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb
Ilustruese

Arrestohet një 28 vjeçar në Tiranë pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O.B., 28 vjeç, pasi në menyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë edhe të 3 personave të tjerë për vepra të ndryshme penale.

  • M.P., 31 vjeç, pasi në rrugën "Papa Gjon Pali", është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.82 mg/l.
  • S.L., 19 vjeç, pasi ditën e djeshme aksidentoi fëmijen e mitur me iniciale A.S., 7 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
  • V.M., 47 vjeç, pasi në rrugën “Sulejman Delvina”, nuk i është bindur urdhërit të punonjësit së policisë për të bërë testin e alkolit, pasi dyshohej se drejtonte mjetin nën efektin e alkolit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll